“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t Profesionet e ndryshme në Shqipëri kanë krijuar prej kohësh klubet e tyre. Nga kjo nuk kanë bërë përjashtim as parukieret. Edhe pse pjesën më të madhe të ditës e kalojnë në sallone, ato gjejnë kohë për t’u grumbulluar si mikesha në lokale të ndryshme të Tiranës.
Seminaret, kurset, kafet apo drekat mes kolegësh e mbajnë klubin e parukierëve të organizuar, të paktën një herë në muaj. Cdo datë 20, ato grumbullohen në lokale të ndryshme për të diskutuar për profesionin dhe jo vetëm. Ishte viti 2003 kur parukieret themeluan shoqatën e tyre së bashku me klubin.
Sot, klubi është i organizuar më së miri duke treguar se paçka konkurrencës, parukierët dinë të jenë mikesha të mira. Pjesë e klubit janë bërë gjithashtu dhe stafet e parukiereve të cilat janë socializuar me grupin.
Vendet e takimit janë gjithashtu dhe eventet e bukurisë, sfilatat apo kur mblidhen tek salloni i ndonjërës prej kolegeve. Ditëlindjet e anëtarëve të klubit apo përvjetorët e ndryshme shërbejnë si motiv ritakimi në orët e vona të mbrëmjeve duke krijuar atmosferë pozitive mes parukiereve të vjetra dhe të reja, të cilat ndihen si në familje.
“Na e do shpirti një çaj së bashku”
Caji i bashkon njerëzit e madje nëse shoqërohet me bisedat e këndshme të miqve, mund të krijojë “Klubin e Cajit”.
Një angazhim të tillë e kanë marrë disa zonja në metropol, të cilat kanë preferuar që t’i ikin rutinës së përditshme duke zgjedhur një formë krejt origjinale.
Në shoqërinë e një tasi çaji ato kanë ideuar takimet e këndshme që i kanë quajtur “Pasditja ime”, meqë klubi i çajit mblidhet kryesisht në orët e pasdites.
Bisedat miqësore mbi jetën, sfidat e prindërimit, të qenurit bashkëshorte e përkushtuar apo profesioniste e mirë, shoqërohen më së miri në një ambient miqsh.
Aida Kolasi thotë: “Unë jam anëtarja më e re. Kam 2 vite që e frekuentoj këtë klub.”
Klubi është i vogël dhe mjaft interesant. Gratë kanë profesione, interesa dhe shije të ndryshme. Madje dhe shijet e çajit i kanë të ndryshme. Kuptohen shumë mirë pasi flasin me gjuhën e miqësisë duke bërë që koha të kalojë pa u ndjerë.
“Jam ndjerë shumë mirë në këtë klub që në momentin e parë. Të gjitha jemi të afërta me njëra-tjetrën dhe shkojmë shumë mirë. Organizatorja jonë na njofton me telefon ose e-mail dhe propozojmë tematikën e bisedës. Gjithashtu, secila sjell ndonjë gjë të gatuar në shtëpi”, tregon Aida.
Bisedat, çaji i ngrohtë, keku apo filmat janë disa nga gjërat që mund të shijohen në klub, pa harruar orët e qëndistarisë dhe kurset e vallëzimit.
Takimet e përjavshme të çajit filluan në janar të vitit 2007. Ideja e iniciatores, Edlira Goga, ishte të organizonte një të premte ndryshe me mikeshat e saj duke ndarë pasionin për çajin, por dhe disa vlera për familjen e shëndoshë. Sot, ato diskutojnë tema të ndryshme, ndërsa fëmijët janë bërë gjithashtu pjesë e takimeve duke u socializuar me njëri-tjetrin.
Qielli i bashkoi edhe në tokë
Pasioni për ajrin ndahet mes miqsh. Kjo është moto e një grupi dashamirësish të fluturimit të cilët kanë krijuar aeroklubin shqiptar për të ndarë hobin e tyre.
Gjithçka nisi në vitin 2009, kur tre shokë duke pasur pasion ajrin, donin të fluturonin sikurse të kalonin kohën e lirë bashkë. Sot, klubi numëron 13 anëtarë dhe po bëhet gati për fluturimin e radhës në malet e Kukësit.
Gjithçka është gati deri në detaje. Instuktori po shpjegon vështirësitë e terrenit duke u dhënë porositë e fundit anëtarëve për një fluturim të sigurt.
Julian Bejko, asistent-instruktor, thotë: “Fillimisht ishte një ide mes miqsh për të zyrtarizuar një aktivitet që e zhvillonim çdo fundjavë. Më pas, u rrit numri i njerëzve që donin të mësonin parashutizmin.”
Në vitin 2010 themelohet shkolla e parë e fluturimit të lirë për Shqipërinë. Një vit më pas klubi bëhet pjesë e rrjetit ndërkombëtar të shkollave të fluturimit APPI me qendër në Zvicër.
Ata nuk janë vetëm njerëz që fluturojnë, por dhe miq që kalojnë kohën e lirë së bashku.
“Jemi njohur rastësisht, por më pas jemi bërë miq dhe shihemi thuajse çdo ditë”, thotë Bejko.
Në 2012 anëtarët bëhen tetë. Sot, ato numërojnë 13 pilotë që shënon dhe grupin më të madh të fluturimit. Në maj 2013 aeroklubi organizon për herë të parë në Shqipëri shfaqjen akrobatike me vela në Pogradec duke mbledhur disa nga pilotë më të mirë në Botë në disiplinën e manovrave akrobatike.
Top Channel