“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Kamerat dhe aparatët fotografikë përjetësuan momentin dramatik kur një xhaxha mban në krahë mbesën e tij, të sapoçliruar nga një pengmarrje dhe dhunim 3-ditor.
Ngjarja nisi të mërkurën në Luiziana të Shteteve të Bashkuara, kur Scot Thomas vendosi të rrëmbejë ish të fejuarën e tij, Bethany Arceneaux, nënë e djalit të tij. Vendimi ekstrem i Thomas mbërrinte pas një historie disa-mujore dhunë në cift dhe vendimit të një gjykata që e detyronte atë t’i qëndronte larg ish të fejuarës.
Por pavarësisht vendimit të gjykatës, Thomas rrëmbeu 29-vjeçaren mbrëmjen e së mërkurës dhe e transportoi atë në një banesë të braktisur. Familjarët e 29-vjeçares denoncuan rastin, ndërkohë që vec denoncimit u organizuan edhe vetë për gjetjen e saj.

Të premten, pasi kishin lokalizuar vendndodhjen e rrëmbyesit së bashku me të afërmen e tyre, familjarët vendosin të ndërhyjnë vetë, pa pritur policinë. Gjatë ndërhyrjes ata vrasin rrëmbyesin Scot Thomas dhe lirojnë Bethany, që ndodhej në një gjendje të tronditur.

Për tre ditë me radhë ajo ishte viktimë e dhunës së ish-partnerit të saj, por që fatmirësisht nuk i la plagë të pariparueshme. 29-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital në gjendje të qendrueshmë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel