Fermerët përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti se s’të njoh, pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? Zbrisnit poshtë Në një proces me dyer të mbyllura gjyqtarja Marinela Osmani, la në fuqi
masën e arrestit me burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës ndaj
ish-zyrtarëve të Tatimeve, ish-Drejtoreshës Afërdita Hysa dhe
ish-inspektorit te Procedurave te Rimbursimit Tahir Kuka.
Në nje kohe qe jane nen kerkim shtate persona te tjere, mes tyre edhe dy pronare fiktive firmash fantazmë, Mirjan Beneja dhe Gjergji Tute. Shtate te kerkuarit, per te cilet nje burim i policise tha se po negociohet qe ata te vedorezohen, hetohen per akuza me te forta si vjedhje me pasoja te renda te pasurise shteterore dhe pastrim parash.
Demi i shkaktuar ndaj shtetit, sipas njesise Task Force, dyshohet se kap vleren e 5,2 milione dollareve. Të dyshuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane futur ne loje 11 firma kineze te cilat rezultojne ta kene mbyllur aktivitetin qe prej vitit 2004, ne nje kohe qe kohet e fundit ne baze te dokumentave te faslfikuara te dyshuarit e kane kaluar pronesine e ketyre firmave tek dy biznesmenet e vene nen akuze, duke kerkuar me pas edhe rimbursimin.
Prokurori Dritan Rreshka i tha gjykates se dy te arrestuarit duhet te qendrojne ne burg, ashtu siç edhe ka dhene masen ne mungese e njejta Gjykate Penale. Nderkohe qe ish-drejtoresha Hysa ka kerkuar nje mase me te bute me argumentin se ishte femer dhe nene e per kete prania e saj ishte e domosdoshme ne shtepi, kurse Kuka ka kerkuar lirimin me argumentin se ishte moshe e madhe. Te dyja keto arsye u gjeten te pamotivuara nga gjykata si shkaqe per te mos i derguar dy ish-zyrtaret ne paraburgim.
Top Channel