Gjirokastër, sekuestrohen 90 kg kanabis
09/11/2013 00:00
Policia e Gjirokastrës sekuestroi 90 kilogram kanabis sativa dhe arrestoi personin që po e transportonte atë.
Droga u gjet në automjetin me targa AA 897 FU që drejtohej nga shtetasi Agron Shpataraku i cili ka përfunduar në pranga.
Lënda narkotike u ndalua në aksin Gjirokastër-Subash dhe mendohet se destinacioni i saj ishte Italia. Një ditë më parë uniformat blu të Gjirokastrës bllokuan 100 kilogramë marijuanë në aksin Lazarat-Goranxi.
Lënda narkotike po transportohej me një makinë me targa false. Transportuesit e drogës, sapo kanë parë policinë kanë hedhur nga mjeti 3 çantat. Makina me marijuanën në bord nuk ndaloi në postbllokun e policisë në Derviçan.
Top Channel