Mediat britanike jehonë deklaratave të Ramës nga Londra: Kryeministri shqiptar na përmblodhi Brexit, kritikoi Farage dhe ironizoi Braverman Bledar Duka 23 vjeç dhe Eduart Duka 31 vjeç, jane dënuar ne total me 11
vjet burg, pasi kanë pranuar akuzat për konspiracion për furnizimin e
drogës së klasit A, kokainë, me një vlerë prej 1.27 milionë stërlina.
Ndersa Bledar Duka eshte denuar edhe per akuzen e posedimit te nje arme te ndaluar, Eduart Duka eshte denuar edhe per pasjen e nje dokumenti te rreme identiteti.Te dy shqipareve te denuar nga Gjtkata e Kurrores Mbreterrore ne Northampton, ne veri te Londres, ne momentin e arrestimit ju gjeten edhe mbi 3. 500 sterlina para te thata ne nje adrese ne ate qytet.
Atje jane gjetur nga policia edhe Benzocaine, nje agjent kimike qe perdoret nga trafikantet e droges per hollimin e droges per ta shtuar volumin ne sasi dhe per nje fitim me te larte, deri ne 1.27 milione sterlina. Denimi i tyre pason nje proces te ngjashem ne muajin shtator kur nje tjeter shqiptar Shpend Duka eshte denuar me te njejten akuze per kokaine dhe gjetjen e prones kriminale ne posedim te tij.
Kryededektivja e Agjensise se Luftes kunder Krimit te Organizuar dhe te Rende, Emma Nealon tha se kjo sasi e konsiderushme droge nuk do mund te tregetohet me neper rruget e ketij qytetit anglez. Sipas saj “denimi dergon nje mesazh te qarte, se trafikantet e droges do te perballen me tere fuqine e ligjit dhe gjykatat do te japin denime te renda per raste te tilla”. Kohet e fundit vihet re nje shtim i dukshem i aktivitetit kriminal nga grupet shqiptare neper qytete te ndryshme angleze, dhe jo vetme ne Londer, ku nje pjese e konsiderueshme tashme me merren me trafikimin e lendeve narkotike dhe jo aq me prostitucion si dikur, nisur nga shkalla e fitimit. Momentalisht jane duke u zhvilluar vetem ne Londer rreth tre procese te medha gjyqesore, ku grupe shqiptare ne bashkepunim me sindikata angleze dhe turke te droges jane duke u gjykuar per sasira mjaft te medha kokaine dhe heroine, qe kane shifren e disa dhjetra milione sterlinash.
Top Channel