BE-ja kërkon nxitje të aktivitetit të peshkimit

09/11/2013 00:00

Standardet më të larta dhe teknikat bashkëkohore në peshkim do të
ndikojnë në rritjen e mirëqenies së vendit dhe do të garantojnë
mbrojtjen e mjedisit.

Në një takim të përbashkët me ministrat e Bujqësisë dhe Transportit, Edmond Panariti dhe Edmond Haxhinasto, komisionerja e Bashkimit Europian, Maria Damanaki, ka kërkuar nxitjen ekonomike të aktivitetit të peshkimit dhe plotësimin e standardeve të BE-së në këtë sektor.

Një tjetër çështje që u sugjerua, ishte edhe diversifikimi i nevojave të gjuetisë, me qëllim mbrojtjen e rezervave të peshkut. “Industria e përpunimit të peshkut duhet të punojë me lëndë të parë vendase, si dhe të shihet mundësia e ngritjes së një tregu të specializuar për peshkun”, u shpreh komisionerja e BE-së.

Në këto takime u diskutua mundësia për ngritjen e një porti peshkimi dhe turistik në qytetin e Shëngjinit, si dhe të një kantieri për riparimin e anijeve. Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, tha se porti i Shëngjinit ka një potencial të madh rajonal, ndërsa do të mbështeten investimet private në infrastrukturë për zhvillimin e zonës.

Gjatë diskutimeve dypalëshe u ra dakord që të bashkëpunohet për hartimin e një strategjie për zhvillimin e sektorit të peshkimit në detin Adriatik dhe Jon. “Sektori i peshkimit ka një rëndësi të madhe për sa i përket sigurimit të të ardhurave për banorët e zonave bregdetare, por edhe në rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve “Made in Albania”, tha Panariti. Ministri shtoi më tej se qeveria aktuale e ka në fokus të veçantë këtë sektor me potenciale të mëdha ekonomike, si për punësimin e njerëzve edhe për rritjen e ekspo

Top Channel