Partnerët e “ngjitur” tradhëtojnë më shumë

08/11/2013 00:00

Nëse mendoni se një partner shumë i dhënë pas jush nuk ka mundësi t’ju tradhëtojë, e keni gabim. Sipas një studimi të fundit, persona të tillë kanë më shumë mundësi të gënjejnë dhe të mos i qëndrojnë besnikë partnerit.

Studimi i kryer nga Universiteti i Floridës (SHBA) doli në një përfundim të tillë pasi vëzhgoi 200 çifte të martuar për 4 vite radhazi. Këtyre çifteve u janë bërë pyetje mbi ndjenjat ndaj partnerit dhe mbi sigurinë që i jepte marrëdhënia. Ata që kishin më shumë frikë nga braktisja, kishin më shumë shanse për të tradhëtuar vetë.

Sipas Michelle Russell, psikologia që udhëhoqi studimin, personat që jetojnë një marrëdhënie me ankth ka më shumë mundësi të tradhëtojnë pasi kërkojnë partnerë të tjerë për t’u ndjerë të mbrojtur nga një braktisje e mundshme nga partneri aktual.

“Njerëzit që janë shumë të ngjitur pas partnerit të tyre kanë frikë nga braktisja dhe kjo frikë kërcënon shumë intimitetin e çiftit”, shpjegon Russell.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta