Nga skena te familja dhe kapitulli i ri në Amerikë, Afërdita Zonja rrëfen jetën dhe njohjen me gazetarin e njohur: Me Arturin kemi qenë shokë të ngushtë, s’e kuptuam kur…
Një veteriner ndërmori një “operacion” të pazakontë për t’i vendosur një sqet artificial një rose në një fermë të Yorkshire në Angli.
Rosa kishte humbur pjesën e poshtme të sqepit të disa muaj më parë në një aksident. Mungesa e pjesës së poshtme të sqepit bënte praktikisht të pamundur ushqimin e saj. Mjeku veteriner vendosi të ndërhyjë dhe së bashku me specialistë të tjerë projektoi dhe zëvendësoi sqepin origjinal të dëmtuar të rosës me një sqep artificial.
Pjesa plastike e sqepit qëndron e kapur fort pas pjesës natyrore të sqepit të rosës, ndërsa mjeku veteriner ideator i kësaj nisme thotë se fillimisht shpendi e kishte të vështirë të ambientohej me sqepin e ri, por me kalimin e ditëve u mësua me të dhe sot ushqehet lirshëm, ashtu si para se t’i dëmtohej sqepi natyral.

Top Channel