Pitbulli kafshoi 4-vjeçaren në Vlorë, flet punëtori hero që e shpëtoi: U turr dhe e kapi nga koka, shkova dhe e lidha me zinxhir Ka me shume se dy dite qe policia greke ne bashkepunim me interpolin
kane organizuar ekstradimin e Arben Frrokut nga Greqia ne Shqiperi.
Lajmin e konfirmon per Top Channel avokati mbrojtes i tij Efthimios Kafkopoulos qe ka sqaruar edhe disa detaje te kesj procedure.
Sipas tij, Frroku eshte cuar nga burgu ne te cilin ai mbahej ne Athine i shoqeruar nga policia greke dhe forca te Interpolit dhe pritet qe te mberrije ne Shqiperi me linjen ajrore Athine –Tirane.Aty me pas do te dorezohet tek policia shqiptare, e cila do ta coje ate ne prokurori.
Sipas avokatit mbrojtes kusheriri i tij Jak Jaku eshte ekstraduar ne Shqiperi diten enjte. Me ekstradimin e Frrokut zbatohet perfundimisht vendimi i Gjykates se Larte në Greqi ne qershorin e kaluar per biznesmenin e dyshuar ne lidhje me vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, me arsyetimin se ky ekstradim do të ndihmojë për zbardhjen e kesaj ngjarjeje te bujshme ne kryeqytetin shqiptar.
Arben Frroku u arrestua në Selanik ne 25 shkurt 2013, disa orë pas vrasjes së kryekomisarit Lamaj.
Ai asnjehere nuk ka pranuar që të jetë i përfshirë në kete akt dhe nepermjet fakteve qe shpeshehere ka permendur edhe avokati i tij mbrojtes per Top Channel, ka pretenduar se nuk ka qenë në Tiranë në kohën kur ka ndodhur vrasja, ndersa ka theksuar gjithnje ne deponimet e tij dhe ne gjykatat greke se akuzat ndaj tij dhe me pas arretsimi jane kryer per motive politike.
Top Channel