“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Brian Zembic bëri operacion gjoksin në vitin 1996 pasi një shok i tij kishte vënë bast 100 mijë dollarë se ai nuk do i mbante dot më shumë se 1 vit, por kanë kaluar tashmë 17 vite dhe burri amerikan që jeton në Las Vegas ka rënë në dashuri me format e tij femërore.
Për ‘Inside Edition’, Zembic shpjegon: “Për mua është gjithçka normale. E di që duket perverse, por për mua është normale.”
Zotëria në fjalë është bërë më i ndjeshëm ndaj problemeve që kanë femrat, të tipit gjetja e reçipetave të duhura për raste të ndryshme. Gjithashtu është i shqetësuar për faktin se si do duket “ballkoni” i tij me kalimin e viteve.

“Nuk dua që të më varen sepse nuk duken mirë pastaj, por po t’i heq është e sigurtë që do të më varen që tani dhe femrat nuk do të më afrohen më”, shpjegon Brian Zembic.
Vajza e tij 13 vjeçare Mika thotë: “Është paksa e çuditshme dhe mua më duket sikur e kam baba dhe nënë në të njëjtën kohë.”

Top Channel