Pas një vendimi të gjykatës, policia arrestoi Afërdita Hysen, ish-Drejtoreshën e Kontrollit Tatimor të Tiranës.
Akuza
e ngritur për të është ajo e shpërdorimit të detyrës, vjedhjes me
pasoja të renda, si edhe ajo e pastrimit të produkteve penale.

Nga hetimet e kryera ne kuader te nje procedimi penal nisur per 42-vjecaren Hysa, rezultonte se ne bashkëpunim edhe me disa specialiste te Drejtorise qe komandonte pergjate ushtrimit te funksionit te saj ne dy vitet e fundit ju shkaktua shtetit nje dem ekonomik ne vleren 5.2 milionë euro.

Ne vendimet e gjykates u dha masa e arrestit me burg edhe per tete persona te tjere, nga te cilet u kap vetem ish-inspektori i procedurave te rimbursimeve, Tahir Kuka.

Ne kerkim u shpallen Ismail Muça, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, Lauren Vata ish-përgjegjës i Sektorit të Kontrollit Tatimor, Edmond Osmani, Gramos Milushi, Kujtim Metaliaj, qe te tre ish-inspektore te Kontrollit Tatimor, si edhe biznesmenet Mirjan Beneja, dhe Gjergji Tupe.

Gjithcka lidhet me procedurën e rimbursimit te TVSH-se. 11 shoqeri tregtare u aktivizuan, shitur, kontrolluar dhe kanë përfituar rimbursimin duke kërkuar më pas çregjistrimin brenda një periudhe disa ditore. Të 11 shoqëritë e shitura u blene nga dy biznesmenet ne kerkim Beneja e Tupe. Shoqëritë menjëherë sapo kanë marrë rimbursimin në vlera të mëdha kanë kërkuar çregjistrimin në organin tatimor rajonal si dhe shpalljen e falimentit pranë QKR-së.

Si rezultat i këtyre veprimeve është shkaktuar një dëm rreth 515 milionë lekë dhe në këtë veprimtari kriminale ka rezultuar të jenë përfshirë edhe punonjës të administratës tatimore rajonale Tiranë, si dhe dy ortakët e vetëm të shoqërive që kanë përfituar edhe rimbursimin e TVSH-së.
 
Procedimi penal nisi diten e 18 tetorit te ketij viti, kur Ministri i Financave Shkelqim Cani deklaroi ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise se ne administraten tatimore ishin konsumuar krime me pasoje dem financiar per buxhetin. 

Top Channel  zbuloi se behej fjale për një skemë gjigande mashtrimi me faturat e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Në lojë ishjin përfshirë kompani fantazmë nga Kina, të cilat sipas përllogaritjeve të para kanë marrë nga buxheti përmes faturave fiktive te TVSH-së dhjetëra milionë euro. Burimet bëjnë të ditur se pjesa dërrmuese e kësaj skemë është realizuar në korrik dhe gusht, pra në muajt e tranzicionit politik, kur të dhënat treguan një detyrim të menjëhërshëm dhe përtej normales në ritmin e mbledhjes së të ardhurave në buxhet. Ministri Cani firmosi kallëzimin penal për personat dhe kompanitë që qëndrojnë pas skemës.

Top Channel