Sekuestrohen 150 kg marijuanë

06/11/2013 08:35

Një sasi prej 150 kilogramësh lëndë narkotike marijuanë u sekuestrua nga Policia e Shtetit mëngjesin e së mërkurës.

Operacioni i mbiquajtur “Rrebeshi” u zhvillua në dalje të fshatit të Lazaratit, ku forcat e rendit u vunë në ndjekje të një automjeti të dyshimtë.

Pasi pikasi forcat e rendit, trafikanti braktisi automjetin dhe duke përfituar nga errësira e shiu i dendur mundi të largohej.

Në makinën me targa të falsifikuara “STD KM 526” u gjet e fshehur sasia e kësaj lënde narkotike.

Transportuesi është shpallur në kërkim nga policia, pasi mundi të identifikohej gjatë aksionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA