Hiqej si një njeri i shenjtë me fuqi të mbinatyrëshme dhe u premtonte shërimin pacienteve të tij vetëm nëpërmjet kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të.

Një 46-vjeçar danez u arrestua nga policia italiane me akuzën e mashtrimit dhe marrëdhënieve seksuale me dhunë. I identifikuar si Ulrik Andersen, 46-vjeçari u premtonte shërim pacienteve të tij nëpërmjet marrëdhënieve seksuale “sepse vetëm kështu mund të vepronin fuqitë e tij mbinatyrore”.

“Do të të transmetoj dashurinë e Zotit nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. Engjëjt e mi kështu më thonë”, ishte njëra nga frazat e përdorura prej tij në rastin e një 30-vjeçarje italiane që i ishte drejtuar “për t’u shëruar”.

Sipas autoriteteve italiane 46-vjeçari shfrytëzonte gjendjen e rëndë të pacienteve, kryesisht të atyre që vuanin nga depresioni, të cilat me shpresën e shërimit i jepeshin atij. Kundër danezit kanë denoncuar dy viktima të tij, njëra prej të cilave kishte nisur “seancat e kurimit” që në 2010 dhe tjetra në 2011.

Pas kalimit të kohës dhe kur situata e tyre nuk po përmirësohej, dy pacientet vendosën ta denoncojnë atë. Gjatë kontrollit të banesës në Trezzano, policia italiane gjeti një listë me 100 emra, që dyshohet se janë që të gjithë viktima të mashtrimit të tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta