Mendohet se planeti ynë mban rreth 8 milion kilometër/kub ujë në gjendje të ngrirë, pra akull. Por cfarë ndodh nëse e gjithë kjo sasi uji në gjendje të ngurtë do të lëngëzohej?

“National Geographic” përfundoi punën me krijimin e disa hartave interaktive që tregojnë katastrofën në të cilën do të zhytej toka nëse e gjithë sasia e akullit në dy polet e planetit do të shkrihej dhe do të derdhej në oqeane dhe dete.

Sipas këtyre hartave, Holanda do të “humbiste nën ujë”, po ashtu edhe një pjesë e madhe e Britanisë, përfshirë këtu Londrën. Ujërat e Mesdheut do të përpinin Venecian, ultësirat përgjatë Adriatikut, përfshirë këtu Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, ndërsa Joni Korfuzin dhe shumë ishuj të tjerë në Greqi.

                             Harte qe tregon Europen nese akujt shkrihen te gjithe

Në total, niveli i ujërave do të ngrihej në 66 metër. Kjo do të bashkonte edhe Detin e Zi me atë Kaspik.

                          Si do te ndryshonte Azia ne rast te shkrirjes se akujve

                            Ndryshimi qe do te pesonte harta e Amerikes se Veriut

                             Antarktika do zhvishej nga akujt dhe ja si do dukej

Studimi është pjesë e një serie dokumentarësh mbi ndryshimet klimatike të “National Geographic”. Megjithatë, shkencëtarët qetësojnë gjithcka…të paktën tani për tani. Sipas tyre, do të duhen të paktën 5 mijë vjet që temperaturat në Tokë të rriten aq shumë sa të shkrihet e gjithë sasia e akullit në dy polet…megjithatë, ky proces ka nisur, thonë ata.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta