Mungon avokati, shtyhet gjyqi për Aldo Hoxhën

06/11/2013 00:00

Gjykata ka shtyrë për në 20 nëntor seancën e radhës për Aldo Hoxhën, të
akuzuarin për vrasjen e Fatbardha Tafës, ngjarje e ndodhur një vit më
parë në zonën e Fushës së Aviacionit në kryeqytet.

Shkak për shtyrjen e gjyqit është bërë mungesa e avokatit mbrojtës Sajmir Visha, i cili pritej të paraqiste sot konkluzionet përpara se gjykata të japë vendimin për 20-vjeçarin Hoxha.

Organi i akuzës ka kërkuar burgim të përjetshëm për 20-vjeçarin, duke pretenduar se ka fakte të pakundërshtueshme se ai është vrasësi i Fatbardha Tafës. Sipas prokurorit në vendngjarje është gjetur kapelja, e cila i përkiste 20 vjeçarit dhe në të janë gjetur fije floku të tij dhe njolla gjaku të viktimës.

Hoxha akuzohet se 7 gushtit e vitit 2012 vrau Fatbardha Tafën në tentativë për t’i grabitur asaj varësen e floririt që mbante në qafë.

Top Channel