Minarja e Xhamisë së Marinarëve, e ndodhur në shëtitoren e Ulqinit u dëmtua mbrëmjen e së martës nga një rrufe.

Lajmin e raportoi Komuniteti Mysliman i Malit të Zi.

Shkarkesa elektrike ka shkaktuar një sërë dëmesh të cilët janë në konstatim, raportoi e përdishmja “Vijesti”.

Midis dëmeve më të dukshme ishte shkatërrimi i autoparlantit të përdorur për thirrjen e namazit.

”Po hetohet për të kuptuar se cilat ishin arsyet e këtij incidenti”, komunikoi Komuniteti Mysliman.

E njohur si “Xhamia e Marinarëve”, objekti i kultit në fjalë përfundoi restaurimin në vitin 2012.

Dyshohet se midis materialeve të përdorura për të restauruar këtë xhami janë përdorur edhe materiale që ndërveprojnë dhe tërheqin shkarkesat elektrike, çka mund të vendosë në të ardhmen në rrezik edhe jetën e vetë besimtarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA