Drejtuesit në arsim, MAS shpall kandidatët
06/11/2013 00:00
Rreth 200 kandidatë javën e ardhshme do t’i nënshtrohen konkursit për drejtues të Drejtorive Arsimore Rajonale në të gjithë vendin.
Ministrja Lindita Nikolla tha të mërkurën se përzgjedhja e kandidatëve është bërë me profesionalizëm, e sipas saj në garë janë ata punonjës të arsimit që e meritojnë.
Pas testimit në dy datat e përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe e Sportve, cdo kandidat që do të kalojë dy testimet do të bëhet automatikisht pjesë e listës së kandidatëve për drejtues të Drejtorisë Rajonale në qarkun ku kanë konkuruar.
Përzgjedhja e drejtuesit të qarkut do të bëhet nga vetë kandidatët që do të kalojnë testimet e javës së ardhshme.
Top Channel