Me qelitë që jemi mësuar të shohim në të gjithë institucionet e vuatjes së dënimit, e vetmja gjë që ndryshon këtë burg nga të tjerët janë hungërimat që vijnë nga brenda dhomave të izolimit.

Nuk bëhet fjalë për të burgosur të rrezikshëm, por për burgun e parë në botë të arinjve polarë.

I ndodhur në Kanada, institucioni është i vendosur në një ish-hangar të ushtrisë, në qytezën e Churchillit, krahina e Manitobës në veri të vendit.

Pjesë e Rrethit Artik, kjo qytezë me 813 banorë rezidentë vizitohet në periudhën nëntor-dhjetor nga grupe arinjsh polarë, që mund të arrijnë në disa qindra, të cilët e kanë Churchillin pjesë të itenerarit të tyre dimëror.

Në të shkuarën, si rrjedhojë e kësaj shpërngulje të këtyre gjitarëve të fuqishëm janë regjistruar disa incidente dhe është vendosur në disa raste në rrezik jeta e vetë banorëve.

Për t’i bërë ballë kësaj situate, autoritetet vendosën që të ndërtojnë këtë burg të përkohshëm, në të cilin arinjtë polarë sistemohen deri në një muaj, për t’u shpërngulur me helikopterë në zona larg qendrave të banuara.

Pa dyshim, në qelitë e këtij burgu nuk ka të burgosur që shtyjnë kohën me duhan apo biseda të rastit, por pamja e dëshpërimit të banorëve të qelive të ngushta është e njëjtë me atë të çdo të burgosuri të zakonshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA