Ofroi garanci pasurore për ndryshim mase, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg
INUK ka rrethuar me shirit një godinë të ndërtuar sipas stilit
tradicional në Gjirokastër mbi një hapësirë dikur të betonizuar duke
paralajmëruar prishjen për të.
Pronari i objektit thotë se nuk ka marrë asnjë shkresë paralajmëruese dhe nuk është njoftuar më parë për prishjen. Ai pretendon se ka zbatuar me përpikmëri projektin e miratuar prej Institutit të Monumenteve të Kulturës duke ruajtur stilin traditcional dru dhe gur në objektin e ndërtuar.
Ndertesa ka marre leje per restaurim por sipas burimeve nga INUK eshte tejkaluar leja duke zgjeruar ndertesen mbi kufijte e nderteses se vjeter. Në Gjirokastër dhe pikërisht në zonën muzeale të saj gjenden më shumë se 300 ndërtime pa leje shumica në pjesën e fasadës së qytetit.
Ato lidhen me betonizim, tarraca, shtesa objektesh, ndryshime në strukturën e cative dhe dritareve por nuk është shënuar asnjë aksion që ta ndalë këtë degradim.
Top Channel