Krujë,vetëvaret në qelinë e burgut i dënuari për vrasje
05/11/2013 00:00
Një i dënuar për vrasjen e nënës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur
në spitalin e burgut të Krujës. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e të
martës në burgun e Zaharies në Krujë, ku Tonin Biba është gjetur i
pajetë nga gardianët.
Menjëherë kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje dhe mendohet se, vetëvarja ka ndodhur në një gjendje të rëndë psikologjike e të dënuarit, i cili nuk vizitohej nga familjarët e tij që pas krimit, kur në 5 shkurt të vitit 2001, kishte vrarë me thikë nënën e tij, Marte Biba.
Gjykata e Kurbinit në vitin 2001 kishte vendosur shtrimin e detyrueshëm në Spitalin Psikiatrik të 49-vjeçarit Biba pasi pas ekzaminimeve mjeko-ligjore ishte vërtetuar se ai ishte i sëmurë mendor.
Top Channel