Tronditet Norvegjia, pengmarrje dhe viktima

04/11/2013 23:20

Pengmarrja e një autobusi nga një burrë i armatosur me thikë në Norvegji dhe vrasja e tre personave në bord ka shokuar të gjithë vendin.

Agresori ka një moshe te të 50-tat dhe, sipas raporteve në media, është i huaj me origjinë.

Ai tashmë është arrestuar. Viktimat e xhestit ekstrem janë një grua dhe dy burra, përfshirë drejtuesin e mjetit.

Fillimisht, agresorin e bllokuan skuadrat e zjarrfikësve të mbërritura në vendngjarje, pas njoftimeve të para për një aksident rrugor.

Motivi i sulmit është ende i panjohur, por policia thotë se nuk ka të dhëna që të lënë të kuptohet se 50-vjeçari i njihte viktimat e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA