Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, mbërriti të hënën në Arabinë Saudite, ndalesa e tij e dytë e një tur të Lindjes së Mesme.
Vizita e kryediplomatit amerikan interpretohet nga mediat ndërkombëtare si një tentativë për të përmirësuar marrëdhëniet e dëmtuara nga mungesa e ndërhyrjes në Siri dhe ngrohja e arritur së fundmi me Iranin.
Qëndrimi i parë i Sekretarit të Shtetit ishte Egjipti, ku ai bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës, e për të nisur ndërtimin e një demokracie të vërtetë.
Kerry gjithashtu tha se Uashingtoni është i përkushtuar në bashkëpunimin me drejtuesit e rinj të Egjiptit.
Qasja amerikane ndaj Egjiptit është gjithashtu një objekt tensioni me Arabinë Saudite, një prej aleatëve kryesorë të ish-presidentit të rrëzuar në një grusht shteti në Korrik 2013, Mohammed Morsi.
Riadi zyrtar vazhdon të konsiderojë qeverinë pro-islamiste të Morsit si qeverinë e ligjshme të Egjiptit dhe kundërshton vendimin e Uashingtonit, për të bashkëpunuar me autoritetet e reja të vendit me një rëndësi kyçe për stabilitetin e Afrikës së Jugut e Lindjes së Mesme.
Prej dekadash, Arabia Saudite ka qenë një prej partnerëve më të ngushtë të amerikanëve në Gjirin Persik, por mediat ndërkombëtare pasqyruan gjatë ditës një deklaratë të kreut të inteligjencës saudite, Princit Bandar bin Sultan, i cili paralajmëroi një ndryshim thelbësor të qëndrimit në marrëdhëniet dypalëshe.
Top Channel