
Policia franceze ndërtoi identikitin e personit të akuzuar për vrasjen e katër personave në masakrën e një viti më parë në Liqenin Lake Annecy në Alpe.
Identikiti i personit të kërkuar për t’u marrë në pyetje, por edhe i dyshuar si autor i mundshëm i vrasjes së tre anëtarëve të një familjeje britanike me origjinë irakiane dhe një ciklisti francez është ndërtuar nga specialistët e policisë pas mbledhjes së dëshmive.
Besohet se personi në fjalë ka qenë me një motor dhe në shënjestër të sulmit të tij ka qenë familja britanike, ndërsa çiklisti francez ka rastisur në vendin e gabuar, në kohën e gabuar. Autoritetet franceze dyshojnë se çiklisti është vrarë pasi ka parë gjithë skenën e ndodhur.
Tre pjesetarë të familjes britanike, Saad Al Hilli 50 vjec nga Surrey i Britanisë së Madhe, me origjine nga Iraku, bashkëshortja dhe vjehrra u qëlluan per vdekje armë 5 shtatorin e vitit të kaluar teksa ndodheshin me pushime në Alpet franceze, sulmit i mbijetuan mrekullisht dy vajzat e ciftit Al-Hilli, 10 dhe 7-vjeçare.
Tre ditë pas masakrës, policia britanike arrestoi vëllain e viktimës të dyshuar se mund të ketë patur lidhje me vrasjet makabre pas një konflikti për cështje parash brenda familjes. Megjithatë, përvec identikitit të personit të akuzuar deri më tani pjesët e tjera të ngjarjes së rëndë mbeten ende mister.
Top Channel