
Incidentet e para kanë ndodhur në Mitrovicën veriore, kur është sulmuar
kandidati i Listës Serbe Kerstimir Pantiç, i cili është një prej
kandidatëve kryesorë për kryetar të Mitrovicës.
Partia e tij ka reaguar ashpër duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe duke njoftuar se është sulmuar nga persona të maskuar, mbrëmjen e të premtes.
“Ky është një terrorizëm dhe shpresoj që Qeveria e Serbisë të ndërmarrë masa në mënyrë që këto incidente, në Kosovë të mos përsëriten”, tha Daniela Vujiçiç, nga Lista Qytetare Serbe.
Pantiç ka qenë njeri prej personave, të cilin e kanë kritikuar në Mitrovicën Veriore për shkak të ndryshimit të qëndrimeve të tij, nga person radikal, në pjesëmarrës në zgjedhje.
Pritet që të gjitha vendvotimet të hapen në kohë dhe të organizohet gjithçka sipas planit, megjithatë pas këtyre incidenteve në Mitrovicën e veriut mbetet të shihet se si do të shkojë procesi zgjedhor.
Reagime ka patur edhe nga kandidatja Adriana Hoxhic, e cila e ka dënuar këtë duke thënë se duhet të zbardhet ngjarja.Ndërkaq reagime ka patur dhe nga Beogradi. Aleksandër Vullin, ministër pa portofol në Qeverinë e Serbisë e ka dënuar këtë akt duke e quajtur akt barbar, kundër pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje.
Top Channel