
Partia Demokratike denoncoi si një akt të dyshimtë, jo transparent dhe
në shërbim të interesave klienteliste vendimin e Qeverisë për dhënien e
doganave të vendit, agjensisë private britanike “Crown Agents”.
Opozita e trajtoi si tejet shqetesuese per ekonomine e vendit kete marreveshje te Qeverise, e cila nuk eshte publikuar e plote ne website-in e saj dhe per te cilen nuk dihet ende kostoja e sherbimeve. Ish-ministri i Financave Alfred Rushaj, i drejtoi disa pyetje Kryeministrit Edi Rama, ku u hodh dyshimi se edhe Akti Normativ per rishikimin e buxhetit ka lidhje direkte me kompanine private britanike te perzgjedhur nga Kryeministri Rama, ende pa marre votebesimin ne Parlament.
“A eshte ne fakt ‘Crown Agents’ arsyeja e vertete e Aktit Normativ, ku zvogeluat te ardhurat doganore dhe rritet borxhin publik? A do te perfitoje ca milione dollare nga parate e taksapaguesve, nese te ardhurat doganore do te ishin ne nivelin e para se ju t’i ulnit ato?” tha Rrushaj.
Pyetjet e opozites per besueshmerine, seriozitetin dhe koston e kompanise britanike, qe do te menaxhoje doganat shqiptaret lane te kuptohej se Kryeministri Edi Rama ishte ne dijeni te disa vleresimeve negative nderkombetare per kete kompani.
“A ju eshte komunikuar nga Bashkimi Europian se ‘Crown Agents’ ofron nje sherbim me kosto te larte? A e ka perjashtuar Banka Boterore ‘Crown Agents’, se bashku me te gjitha filialet e saj, nga e drejta per te marre pjese ne çdo projekt te Bankes Boterore sepse eshte vertetuar se ka ndermarre praktika mashtruese?” shtoi ai.
Sipas opozites, i vetmi vend i Bashkimit Europian qe ka marre sherbimet nga “Crown Agents” ishte Bullgaria, e cila, tre vjet me pare, vendosi te mos e rinovoje kontraten prej rreth 16 milione euro, per shkak te kostos se larte per nje vend ne veshtiresi ekonomike.
Top Channel