
Mbyllet pozitivisht takimi ndërparlamentar dyditor Shqipëri – BE. Pasi
Këshilli i Stabilizim-Asociimit kishte deshtuar dy vitet e fundit për
shkak të mosmarrëveshjeve politike në Shqipëri, këtë herë mazhoranca dhe
opozita firmosen me PE bashkarisht, rezolutën e përbashkët, ku
theksohet mbështetja e rekomandimit të Komisonit Europian për t’i dhënë
Shqipërisë statusin dhe për t’i adresuar Keshillit Europian thirrjen e
përbashket për vote pro për Shqipërinë në dhjetor.
Kreu i delegacionit te PE-se Eduart Kukan deklaroi se Qeveria dhe Parlamenti shqiptar duhet te nderrmarrin aksione konkrete deri ne dhjetor, veçanerisht per luften kunder korrupsonit.
“Ju lutem, mos mendoni se jeni ndëshkuar, keni armiq apo vendi juaj është një viktimë e një skepticizmi të disa vendeve anëtare në BE. Po, është e vërtetë që disa vënde janë skeptike për t’iu dhënë statusin në dhjetor. Kjo është e vërtetë. Situatën duhet ta vlerësoni prej këndvështrimit tuaj, duke bërë atë çfarë iu takon të përmbushni. Kështu, ju do keni ndërgjegjen e qetë për atë që ju bëtë. Pjesa tjetër mbetet të vendoset prej vëndeve anëtare. Nëse vijoni të keni progres, atëherë do të jetë e vështirë t’ua bllokojnë statusin”, tha Eduart Kukan.
Rezoluta prej 13 pikash rendit nje sere kriteresh te papermbushura ende nga pala shqiptare, ku perveç korrupsionit dhe permiresimit te legjislacionit per krimin e organizuar, pasurite kriminale, gjyqesorin, jane edhe institucionet e tjera te pavarura.
Ne rezolute nuk eshte perfshire debati i brendshem per administraten publike, pavaresisht se zevendesimet ne te ishin tema me e nxehte e diskutimit mes mazhorances dhe opozites ne prani te nderkombetareve.
Mesazhi i fundit para largmit nga Tirana i delegacionit te PE-se per Shqiperine perpara proves se saj ne dhjetor inkurajimi i Qeverise per te bindur vendet skeptike me veprime te qarta te punes se Qeverise ne fushat e spikatura.
Top Channel