Rekomandimet për romët

28/10/2013 00:00

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka bërë zyrtare para ministres së
Arsimit, ministrit të Mirëqënies Sociale, Ministrisë së Brendshme, asaj
te Zhvillimit Urban, organizmave nderkombetare dhe shoqerise civile,
rekomandimet ne lidhje me perkujdesjen ndaj komunitetit rom.

“Një rekomandim është për lehtësimin e kritereve për strehimin e qytetarëve romë, një tjetër është për lehtësimin e kritereve për mundësinë e marrjes së ndihmës ekonomike për qytetarët romë, një rekomandim është për lehtësimin e procedurave dhe kritereve për regjistrimin e qytetarëve romë pranë gjendjeve civile dhe transferimin e tyre nga një njësi administrative vendore, në një tjetër. Një rekomandim tjetër është për Ministrinë e Arsimit për disa përmirësime lidhur me pjesëmarrjen e fëmijëve romë ose të rinjve romë në të gjitha afazat e arsimit, në mënyrë të veçantë atë parashkollor”, tha Totozani.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se romet do te kene me teper akses ne arsim, nderkohe qe deri me tani rreth 3200 nxenes romë kane frekuentuar shkollat dhe per ta tekstet janë falas.

“Në marrëveshjen e bërë ndërmjet shoqatave të drejtorive të shkollave të miratuara nga Drejtoritë Arsimore, Zyrat Arsimore dhe Ministria e Arsimit pranë shkollave po organizohet puna e diferencuar dhe mësimet suplementare me nxënësit që kanë prapambetje dhe vështirësi në nxënie. Janë planifikuar dhe po ndiqet organizimi i trajnimeve pranë shkollave me prindërit e fëmijëve romë, me fokus ndihmë për mësimin e gjuhës shqipe. Do të jemi në një front për të bërë më të mirën e mundshme që këta fëmijë të mirëarsimohen, të mirëedukohen, të jenë qytetarë të barabartë në Shqipërinë që do të integrohet në Europë”, tha Nikolla.

Ministri i Mireqenies Sociale, Erion Veliaj teksa akuzoi per abuzime me skemen e ndihmes ekonomike, hodhi idene e paketave ushqimore.

“Ndoshta ka ardhur koha që të diskutojmë që ndihma ekonomike të jetë ekskluzivisht për ushqim. Kemi shumë raste sot dhe kemi evidencë empirike, e cila sygjeron që dhe ata që aksesojnë ndihmën ekonomike, në pjesën më të madhe kemi njerëz që e abuzojnë ndihmën ekonomike, sepse e marrin kollaj, e përdorin për t’i hedhur naftë makinës, e përdorin për alkool”, tha Veliaj.

Ndersa zëvendësministrja e Brendshme Elona Gjebrea tha se kjo Ministri eshte angazhuar me prioritet per regjistrimin e romeve, nderkohe qe po punohet edhe per luften kunder trafiqeve pjese te cileve eshte kryesisht komuniteti rom.

“Kemi një plan veprimi, kemi një strategji që të ndihmojë minimizimin e fenomenit të trafikimit të qënieve njerëzore, duke përfshirë parandalimin, ndekjen penale, fuqizimin e kuadrit ligjor dhe në këtë rast me Komisionin e Ligjeve do të punojmë ngushtësisht, mbrojtjen dhe asistencën e viktimave të trafikuara”, tha Gjebrea.

Lidhur me debatin e fundit ku eshte perfshire Avokati i Popullit persa i perket propozimit per lejimin e martesave gej, duket se do te kete mbeshtetjen edhe te perfaqesuesve te institucioneve te tjera.

Top Channel