Librazhd, rruga e harruar

26/10/2013 00:00

Lënia pas dore pa asnjë meremetim dhe mirëmbajtje të rrugës nga Ura e Çernecit për në Librazhd rrezikon të lërë në izolim mbi 1 mijë banorë.

Prej 8 vjetësh kjo rrugë është në gjendje shumë të keqe sepse nuk ka patur investime dhe mirëmbatje. Rruga gjatë dimrit bllokohet nga dëbora, por edhe gjatë stinëve pa rreshje ajo nuk është në gjendje aspak të mirë.

Banorët e zonës thonë se çdo punë e bëjnë duke udhëtuar me kafshë, sepse mjetet nuk mund të kalojnë më aty. Ata thonë se prej vitesh nuk kanë parë asnjë punë për mirëmbajtjen e rrugës.

Aksi në fjalë është me gjatësi 38 kilometra dhe ka një rëndësi jetike për zonën pasi lidh fshatrat e komunave Ostren dhe Trebish.

Top Channel