“Leke Matranga, njeriu, koha, vepra” është botimi i profesorit arberësh Matteo Mandala’, në Departamentit e Artit dhe Komunikimit të Universitetit të Palermos, i cili u promovua e Akademinë e Shkencave në Tiranë.
Monografia i kushtohet veprës “E mbsuame e krishterë” e priftit dhe shkrimtarit arberësh Lekë Matranga. Sipas Prof. Mandalasë, pas një kërkimi shumëvjecar, ai ka hedhur dritë mbi jetën e Matrangës, si dhe mbi fazat që ky i fundit ka përshkuar për realizmin e veprës së tij.
“Që nga momenti kur autor, dmth Diego Ledesma botoi në italisht Kateklizmin e tij, pastaj në fazën e dytë kur autori Lekë Matranga vendosi ta përkthente në arbërishte dhe më tej kur e rishikoi nga ana e përkthimit, si pasojë e censurës së marrë dhe pastaj e gjithë puna që shkrihet në tipografi. Në fund libri doli dhe pati qarkullimin e vet dhe kemi mundësi edhe të rindërtojmë profilin e lexuesve, që deri më sot nuk është marrë parasysh”, thotë profesor Mandala’.
Matranga e shkroi veprën e tij ” E mbsuame e krishterë” në vitin 1592. Ai është dokumenti i parë filologjik i toskërishtes së shkruar dhe i dyti i shqipes, pas “Mesharit” të Gjon Buzukut.
Top Channel