
Personat që vuajnë dënimin në burgjet tona do të testohen përsa i përket
infektimit të tyre me HIV AIDS apo sëmundje të tjera seksualisht të
transmetueshme.
Ndonese konsiderohen ambiente te mbyllura me liri te kufizuara, ne burgje askush nuk privohet nga disa te drejta te njeriut.
Një grua qe vuan denimin ne burgun e grave ne Tirane eshte drejtuar e para ne Qendren e Testimit dhe Këshillimt për të mësuar gjendjen e saj shendetësore.
“Unë jam dënuar për vrasje. Unë nuk kam patur kontakte vitet e fundit, por e bëra këtë test për të qenë e vetëdijshme për gjendjen time shëndetësore”, thotë e dënuara.
Deri me tani jane konstatuar te burgosur te prekur me HIV/AIDS, por sipas te dhenave ata jane te paktë ne numer dhe jane infektuar gjate vuajtjes e denimit ne burgjet jashte Shqiperise, por specialistet theksojne se personat e burgosur mbartin risqe dhe mund te jene dhe burim i shperthimeve epidemike te hepatiteve B dhe C, por dhe HIV/AIDS brenda burgjeve.
“Popullata e burgosur është një popullatë me rrisk potencial për marrjen dhe transmetimin e infeksioneve të ndryshme, përfshi HIV-AIDS, hepatite B dhe C, infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme, si për marrjen në komunitet dhe transmetimin e tyre në popullatën e burgosur dhe anasjelltas. Personat e burgosur vijnë nga komuniteti dhe do do t’i kthehen komunitetit. Burgu është një mjedis potencial, që edhe pse mendohet si një mjedis i kufizuar, sjelljet antisociale apo sjelljet me rrisk ndodhin në çdo burg. Marrëdhënie sociale të mbrojtura, përdorim drogë, përdorim të medikamenteve ligjore të cilat kombinohen për të dhënë efektet psikotike, përfshirja në sjellje të ndryshme antisociale, shkëmbim të mjeteve të injektimit për përdorimin e drogës etj”, thotë Arian Boci.
Autoritetet e burgjeve e vleresuan nje nisme te tille, pasi me pare per nje analize nje i burgosur duhej te dilte i shoqeruar dhe kerkonte nje procedure te gjate. Tashme nepermjet qendres se ngritur brenda ambienteve te burgut, nje gje e tille eshte me e lehte.
Ne kete menyre do te behet dhe depistimi te burgosuve per te konstatuar ata qe bartin semundje te tilla infektive. Si fillim ky projekt i mbeshtetur nga UNFPA po realizohet ne burgun e grave ne zonën “Ali Demi” dhe ne burgun e Vaqarrit ne Tirane.
Top Channel