Stërvitja fizike përmirëson rezultatet në shkollë

22/10/2013 17:20

Ushtrimet fizike ndikojnë në përmirësimin e arritjeve akademike tek adoleshentët, tregoi një studim i ri, rezultatet e të cilit u publikuan këtë të martë.

Studimi i realizuar me 5 mijë fëmijë u përpoq të gjente një lidhje midis stërvitjes dhe notave në lëndë si anglishtja (gjuha amtare për të anketuarit), matematika dhe fizika.

Të dhënat treguan një rritje në rezultatet mësimore tek meshkujt për çdo 17 minuta stërvitje dhe tek femrat për çdo 12 minuta.

Studimi i përbashkët i universiteteve “Strathclyde” e “Dundee” në Skoci zbuloi se aktiviteti fizik favorizon mbi të gjitha rezultatet e vajzave në shkencat ekzakte.

Mosha në të cilën u përqendrua studimi ishte midis 11-16 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA