Nokia debuton në fushën e tabletëve

22/10/2013 00:00

Pas “betejës”(të humbur) në fushën e telefonave inteligjentë, Nokia vendos të sfidojë Apple dhe Samsung në një tjetër sektor, atë të tabletëve.

Kompania finlandeze prezantoi në Abu Dhabi “Nokia Lumia 2520”, tabletin e parë të saj (dhe me shumë mundësi i fundit, pasi blerjes së këtij sektori nga Microsoft). Me “Lumia 2520”, që ka procesorë më të shpejtë dhe është “Full HD”, Nokia synon të harrojë përpjekjet e pasuksesshme në të kaluarën me mini-tabletët me sistem operimi Linux.

“Nokia Lumia 2520” ka ekran prej 10 polësh, operon me Windows RT 8.1, ka lidhje 4G Lte, që e diferencon nga Surface i Microsoft dhe e vendos në konkurencë të drejpërdrejtë me iPad të Apple dhe Galaxy Tab dhe Galaxy Note të Samsung, jetëgjatësi të baterisë rekord prej 10 orësh si dhe mundësi karikimi sipas dëshirës nëpërmjet sistemit “Fast Charge”, që për rreth 60 min bën që bateria të arrijë në 80 përqind.

Tableti i prezantuar sigurisht ishte risia më e madhe e Nokia, por jo e vetmja. Kompania finlandeze prezantoi gjithashtu edhe “phablet”-et e saj, “Nokia Lumia 1520” dhe “Lumia 1320” dy hibridë prej 6 polësh mes telefonit dhe tabletit. Të dy produktet kanë procesorë të fuqishëm dhe janë të pajisur me një kamera prej 20 megapixel.

Top Channel