Lazer për të verbuar pilotët

22/10/2013 16:30

Një person u arrestua nga policia amerikane e shtetit të Oregonit, pasi tentoi të provokonte një aksident ajror nëpërmjet verbimit të pilotëve në kabinë.

Sipas akuzës, Francis Bukucs i drejtoi një dritë lazer pilotëve të të paktën dy linjave, “United Airlines” dhe “JetBlue”, ndërsa ndodhej në afërsi të aeroportit të Portlandit.

39-vjeçari, i cili u njoh me akuzat që rëndojnë mbi të gjatë së hënës, u vetkonsiderua i pafajshëm përpara gjykatës.

Kjo është hera e parë që një person arrestohet në Oregon për një akuzë të ngjashme, ndonëse Autoritetit Federal të Sigurisë Ajrore i kanë mbërritur mbi 15 mijë raportime për përdorim të lazerave kundër avionëve që prej vitit 2005.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, për pasionin e tij të çuditshëm, 39-vjeçari rrezikon pesë vjet heqje lirie dhe 250 mijë dollarë gjobë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA