Një nënë e devotshme dhe njëkohësisht gruaja më e shumëkërkuar në botë, Samantha Lethwaite, e pagëzuar gjithashtu si “Vejusha e Bardhë” është rikthyer në qendër të vëmendjes botërore për një himn kushtuar prej saj liderit historik të Al-Kaedës, Osama bin Ladenit.
Në poemën e publikuar në disa media ndërkombëtare, Samantha shkruan midis të tjerash: “Oh, sheiku Osama babai im, vëllai im, dashuria për ty nuk ka krahasim. Oh, sheik Osama, tani që nuk je më ti, të gjithë muslimanët duhet të çohemi më të fortë, të vazhdojmë rrugën që na mësove”…
Poezia e Samanthës vazhdonte me një thirrje të qartë për një luftë të paepur xhihadiste kundër perëndimit dhe të gjithë jo-muslimanëve.
Samantha Lethweite, e shumekerkuar nga INTERPOLI
Lethwaite është e veja e Xhermejn Lindzi, një prej katër kamikazeve që ndërmorën sulmet në Londër, më 7 korrik të vitit 2005, ku humbën jetën 52 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.
Samantha me djemte e saj Abdullah dhe Abdur-Rahman
E njohur si “Vejusha e Bardhë”, 29-vjeçarja është e lidhur me grupin islamik somalez al-Shabab, i cili mori përsipër sulmin në qendrën tregtare “Westgate”, në Nairobi, në muajin Shtator.
Sulmi në të cilën Lethwaite dyshohet se është e përfshirë drejtëpërsëdrejti i mori jetën të paktën 67 personave.
Top Channel