“Sinani, idhulli dhe miku im më i mirë”

21/10/2013 00:00

“Sinani është si një ëngjëll mbrojtës për Indritin”.

Kështu e nis rrëfimin nëna e 21-vjeçarit Indrit Meha nga Lushnja për idhullin e djalit të saj, Sinan Hoxhën.

Ishte shumë i vogël kur dëgjoi për hërë të parë një këngë të Sinanit dhe prej atëherë mendonte se si mund ta takonte.

Dëshira iu realizua kur Indriti mbushi 15 vjeç! E ëma i organizoi një festë surprize ku Sinani ishte i ftuari special.

“Edhe kur është i sëmurë, një telefonatë e Sinanit i heq Indridit çdo siklet apo dhimbje”, tregon nëna, Majlinda Meha.

Pas këtij momenti, ata janë bërë shumë miq me njëri-tjetrin. Komunikojnë shpesh në telefon dhe takohen jo vetëm për ditëlindje.

Këtë kënd të shtepisë që ai e quan studio e ka mbushur me kujtime që lidhin me personin që duket sikur ka fuqi magjike mbi të.

Ai ka të gjitha CD- të e videokasetat e Sinanit. Kalon orë përpara kompiuterit, duke pare videoklipet apo duke dëgjuar kënget e tij.

Edhe dhoma e gjumit është e mbushur me postera e fotografi. Ndërsa medalioni në  varesen e florinjte ka germen S.

“Indriti, sa herë që sheh Sinanin i duket sikur e takon për herë të parë. Në Durrës u bë jashtë mase keq kur e pa, sepse u emocionua shumë”, rrëfeu Majlinda.

Daja Sinani, siç prej kohesh ka filluar ta therrase e ka surprizuar shpesh. Por, edhe Indriti i ka dhuruar atij emocione të forta.

“Çudia më e madhe ishte kur na kërkoi të bënte një tatuazh. E kishim të vështirë, duke parë situatën në të cilën ndodhet, por vendosëm t’ia bënim. Ai kërkoi edhe diçka, më tha mami nuk dua ta shikoj Sinani që t’ia bëjmë surprizë. E lidhëm dhe vumë fasho. Kur Sinani na pa pyeti ç’kishte djali. i thamë që është vrarë kur ishte rrëzua, ai hapi fashon kur pa tatuazhin ngeli e të dy filluan duke qarë”, tregon nëna e 21-vjeçarit, fansit më të zjarrtë të këngëtarit të famshëm.

Indritit i qeshin syte! Gjithmone ka dashur ta shprehe publikisht admirimin e tij per Sinan Hoxhen dhe ta falenderoje qe pa kushte eshte bere pjese e jetes se tij…

Top Channel