”Shtatzania” e shkaktuar nga alkooli

21/10/2013 19:00

Kur Jo ngjitet në një autobus, njerëzit i lirojnë vendin duke menduar se është shtatzanë dhe shpesh të panjohur e pyesin për fëmijën e saj.

35-vjeçarja, në fakt duket si çdo grua shtatzanë në javët e fundit përpara lindjes, por barku i saj i fryrë krijohet nga një arsye tërësisht e ndryshme.

E reja vuan nga ceroza, e cila pas vitesh alkoolizimi, e ka katandisur mëlçinë e vajzës në një gjendje të mjeruar.

Për këtë arsye, organi nuk është më në gjendje të kryejë funksionit të tij të filtrimit të gjakut dhe lëngjeve, të cilët depozitohen në zonën abdominale.

Si rrjedhojë, në mënyrë të përjavshme ajo duhet të frekuentojë një spital në Midëllsbrou, Britani, për të hequr nga trupi i saj disa litra lëngje të pasur me helme, minerale dhe produkte të tjera ushqyese, të cilat një trup i shëndetshëm i përpunon në mënyrë normale duke përthithur elementet e nevojshme e skarcuar të dëmshmit.

Historia e 35-vjeçares u transmetua të hënën në një televizion kombëtar, pasi ajo pranoi për të qenë një rast ndërgjegjësimi për të gjithë të rinjtë që të mos bëjnë si ajo.

Apeli i Jo vjen në një moment, kur si pasojë e konsumit të alkoolit, rastet me cerozë në moshën nën 30 vjeç në Britani janë dyfishuar gjatë dhjetë viteve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA