Sarandë, sekuestrohen 72 kg kanabis

21/10/2013 00:00

Policia ne Sarandë dhe Shërbimet e Njësisë së Lëvizshme Territoriale
Delta Force gjatë patrullimit të territorit në vendin e quajtur fushat e
fshatit Xarrë, kanë konstatuar një kafshë pune të ngarkuar me disa
çanta si dhe disa persona të cilët sapo kanë konstatuar shërbimet e
Policisë Kufitare kanë mundur të largohen.

Nga shërbimet e Policisë është bërë e mundur sekeustrimi i cantave brenda të cilave ndodhej një sasi prej 72 kg lëndë narkotike e ngjashme me atë të llojit kanabis sativa.

Mendohet që lënda narkotike po do të trafikohej në drejtim të Greqisë.

Top Channel