Drejtoria Kombëtare Antimafie dhe forcat e karabinierëve, në bashkëpunim
me Europolin kryen një operacion të zgjeruar antidrogë në qytetin e
Pescara-s, që çoi në shkatërrimin e një korridori të rëndësishëm
trafikimi lëndësh narkotike.

Shqipëri-Kosovë-Bosnjë-Kroaci-Slloveni-Italia, ky është aksi i veprimtarisë së trafikantëve të tre organizatave që menaxhonin shpërndarjen e qindra kilogramëve drogë nga më të ndryshmet në tragun italian. Qendra duket se ka qenë pikërisht Pescara, në zonën e Abruzzo-s. Bëhet e ditur se anëtarët e organizatave janë gati tërësisht shqiptarë që vepronin në të gjitha vendet.

Operacioni, që ka marrë emrin “Ellenica” ka angazhuar mbi 200 karabinierë, të cilët kanë kontrolluar dyqane, apartamente e bodrume dhe kanë arrestuar 71 persona, ndërsa 100 të tjerë janë nën hetim. Janë sekuestruar mbi dy kuintalë heroinë dhe pesë kuintalë marijuanë.  

Njëkohësisht operacione të ngjashme janë kryer edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë. Hetuesit bëjnë të ditur, se falë bashkëpunimit të policive të të gjitha vendeve ku vepronin organizatat, u arrit të zbulohet dhe shkatërrohet linja e trafikut më të madh të drogës në vitet e fundit në Europë.

Prokuroria e Pergjithshme Shqiptare njoftoi nepermjet Zyrës së Shtypit, se gjashte nga tete te arrestuarit rane ne pranga nga policia shqiptare. Mes tyre edhe nje nder kapot e te ashtuquajtures Banda e Durresit ndodhet ne burg per disa krime. Behet fjale per Endrit Doklen mbi te cilin rendon denimi me burgim te perjetshem per ngjarje te kryera nga organizata kriminale, por edhe nje denim tjeter prej 16 vjet heqje lirie, pasi gjate kohes qe po gjykohej ai drejtonte nje rrjet te trafikut te droges nga paraburgimi 313 ne Tirane përmes telefonave.
 
Urdheri nderkombetar i arrestit per superaksionin antidroge pervec Dokles, iu eshte komunikuar edhe dy personave te tjere qe aktualisht mbahen ne keto ambiente, Jorid Xhunges e Shefqet Vates. Prokuroria e Krimeve te Renda i tha Top Channel se ka dyshime te forta se keta tre shtetas drejtonin nga burgu kete rrjet te trafikut nderkombetar te droges.

Top Channel