Gjirokastër, ndalohen sërish klandestinë

21/10/2013 00:00

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 22 shtetas nga Siria, Eritrea e
Sudani. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një
grup shtetasish të huaj po udhëtonte nëpërmjet fushës së fshatit Valare
në drejtim të Tepelenës kanë zhvilluar një operacion ku kanë bllokuar 7
shtetas nga Siria dhe i kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së
Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime të mëtejshme. 

Këta shtetas kishin hyrë ilegalisht nga Greqia nepermjet kufirit te gjelber dhe për t’ju shmangur kontrolleve të policisë kanë lëvizuar nga Kakavija deri në Gjirokastër nëpërmjet shtratit të lumit Drino.

Operacioni i dytë është zhvilluar nga Policia Kufitare poshtë fshatit Glinë, ku nga ana e policisë kufitare u bë e mundur kapja e 15 shtetasve nga Eritrea dhe Sudani, ku ndërmjet tyre kishte 2 femra dhe një fëmijë.

Këta shtetas kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek disa orë më parë dhe po lëviznin me këmbë me qëllim t’i shmangeshin kontrolleve të policisë dhe postoblloqeve të policisë kufitare.

Top Channel