Suela Tusha është si një arkivë e jetës së Aurela Gaçes!

Ajo ka të arkivuar gjithçka nga viti 93 kur për herë të pare u ngjit në skenën e festivalit të fundvitit si profesioniste e deri sot.

Suela ishte 11 vjeç kur u magjeps nga energjia e Aurelës në skenë. Që atëherë, nuk ka ndalur asnje çast së adhuruari stilin e saj dhe mbi të gjitha performancat.

“Kur Aurela fitonte një çmim më binte telefoni dhe më uronin për Aurelën. Nuk di si ta shpjegoj, aq sa mami kujton ende se si e përqafoja dhe e puthja nga gëzimi kur ajo fitonte. Menjëherë më pas nisnin telefonatat”, kujtoi Suela.

Familjarët edhe pse nuk e kuptonin këtë pasion të Sueles e mbështetën. Ajo nuk ka humbur asnjë festival apo koncert recital.

Ka dëgjuar të gjitha intervistat ku ajo ka qenë e ftuar dhe i ka regjistruar ato. Ka koleksionuar çdo gazetë në të cilen flitet për idhullin e saj.

“Unë kam për të vazhduar, sa herë që të dalë Aurela në gazeta e revista, e ta dëgjoj në ekrane gjithmonë. Do të jem gjithmonë kurioze për jetën dhe artin e Aurelës”, shtoi fansja e zjarrtë.

Janë 5 fletore të mbushura me copëza gazetash të prera të ngjituara me shume kujdes. Shume revista dhe tashme shume emocione dhe batuta qe Suela i shijon çdo jave ne “The Voice”.

Top Channel