Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat Policia e Shtetit dhe Inspektorati i Ndërtimit në një aksion të
përbashkët shkatërroi gjatë mbrëmjes së të dielës të gjithë
billborderat, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.
Pas urdhërit të dhene nga Ministria e Brendshme, aksioni nisi rreth ores 19.00 te se dieles me qellim shkaterrimin e gjithave billbordareve te ngritura ne kundeshtim me legjislacionin ne fuqi. Sipas nje analize rezultonte se te gjitha nuk e kishin respektuar largesine e detyrueshme nga rruga duke u kthyer ne jo pak raste edhe burim aksidenti, per shkak te humbjes se vemendjes nga to.
Aksioni u nis nga Tirana ne drejtim te Durresit. Aksioni i nisur pritet te vijoje ne te gjitha rruget nacionale, ku nuk eshte respektuar ligji per vendosjen e tyre. Ministria e Brendshme beri me dije, se per me shume se nje jave i kishte derguar firmave qe i zoterojne ato, te respektonin ligjin dhe t’i zhvendosnin ne largesine e detyruar, por asnje prej tyre nuk i eshte pergjigjur thirrjes se Inspektoratit te Ndertimit.
Per kete arsye pasi ka perfunduar edhe afati i lene ka vijuar aksioni per shkaterrimin e plote te tyre.
Ministria e Brendshme tha se aksioni eshte i miremenduar dhe nuk do te ngelet vetem tek billborderat. Pasi te jene pastruar te gjitha rruget nacionale nga to, do te filoje prishja e te gjitha ndertesave te ndertuara buze rruges dhe qe nuk kane respektuar legjislacionin perkates.
Top Channel