“Oktoberfest” në Tiranë
20/10/2013 08:25
“Oktoberfest”, apo ditët e Tetorit gjerman siç është përshtatur në Shqipëri, është festuar nëpërmjet një sërë aktivitetesh, njëri prej të cileve pasditen e së shtunes në Kompleksin Stela.
Aktivitete të ndryshme kulturore janë zhvilluar gjatë gjithë këtyre diteve dhe do vijojnë deri në fund të këtij muaji.
“Oktoberfest” është ndër panairet më të mëdhenj botëror, i cili zhvillohet çdo vit në Mynih të Gjermanise.
Ai është një pjesë e rëndësishme e kulturës bavareze, e që zhvillohet që prej vitit 1810.
Në Mynih mblidhen rreth 6 milionë njerëz nga e gjithë bota përgjate dy javëve të zhvillimit të tij. Prej vitesh është kthyer në tradite festimi edhe në shumë vende të globit.
Top Channel