Efektivi i SHISH me 200 kg hashash
20/10/2013 11:45
Një oficer i Shërbimit Informativ Shtetëror u vendos në pranga pasi u arrestua në flagrancë duke transportuar një sasi droge.
Policia e Shtetit bëri të ditur nëpërmjet një komunikate realizimin e këtij operacioni, mëngjesin e ditës së dielë.
Ajo saktësoi se 200 kilogram hashash u gjetën në automjetin e drejtuar prej efektivit.
Megjithatë, për arsye hetimi, është vendosur që emri i oficerit të mbahet për momentin i fshehtë.
Aktualisht, është duke u hetuar për lidhje të tjera që mund të kenë efektivë të SHISH-it me përfaqësues të kriminalitetit.
Top Channel