Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë dhe anasjelltas, qytetarët duhet të paguajnë 200 lekë më shumë
Një automjet tip ‘wolkswagen’ furgon është shkrumbuar nga flakët
paraditen e së shtunës në qendër të qytetit të Shkodrës në vendin e
quajtur “rruga e gjere”.
Automjeti ne fjale eshte perfshire i gjithe nga flaket duke u shkrumbuar i teri. Ne momentin qe ka rene zjarri makina ka qene e parkuar prane rruges dhe brenda saj nuk ndodhej njeri. Ngjarja ndodhi ne afersi te tregut dhe ka krjiuar panik dhe bllokim per disa minuta te rruges kryesore.
Nderhyrja e zjarrfikseve ka bere te mundur izolimin e flakeve qe rrezikonin automjete e tjera te parkuar aty prane. Lidhur me ngjarjen policia ka marre ne pyetje pronarin e automjetit dhe personat deshmitare ne kohen kur ka rene zjarri. Policia eshte duke hetuar per te percaktuar nese kemi te bejme me zjarrvenie te qellimshme apo ka qene nje ngjarje aksidentale.
Top Channel