
Partia Demokratike denoncoi sërish të shtunën shkarkimet masive në policinë shqiptare, si akt i një ndëshkimi kolektiv.
Deputeti Genti Strazimiri tha se efektivat e policise janë përballë një sulmi të paprecedentë antiligjor. Ai deklaroi se Partia Demokratike nuk do te lejoje rilindjen e Kadri Hazbiut dhe Sigurimin e Shtetit dhe qe vendi te beje hapa prapa.
“Ministri i Brendshëm dhe drejtuesit e rinj të policisë po dështojnë të paraqesin motive apo arsye ligjore për vendimet e tyre. Dhe kjo për faktin e thjeshtë; sepse nuk ka. Cili është ekipi që po shkarkohet çdo ditë për ‘kolaboracionizëm’ me ligjin dhe me shtetin, jo me armikun e brendshëm e as atë të jashtëm? Cilat janë kriteret i rimarrjes apo promovimit të ‘ekipit te ri’? Janë 2:Të ketë mbaruar shkollën e Sigurimit të Shtetit, të ketë sa më shumë bëma kundër opozitës kryesisht në periudhën ’97-‘2005. Partia Demokratike dhe opozita shqiptare, duke shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për të gjithë efektivat e Policisë së Shtetit, që sot ndodhen nën një sulm të paprecedentë antiligjor, siguron opinionin publik dhe zullumqarët që kërkojnë të rilindin Kadri Hazbiun dhe Sigurimin e Shtetit, se ne asnjë rast, asnjë hap prapa ky vend nuk do të sprapset në rezultatet dhe standardet e arritura me aq mund e djersë, e herë – herë edhe me gjak. Dhe për këtë garancia jemi ne. Ta dinë mirë edhe zullumqarët”, tha Strazimiri.
Top Channel