Kukës, mbetjet urbane hidhen në rrugë

19/10/2013 00:00

Pothuajse në të gjitha njësitë vendore të Qarkut të Kukësit mungon menaxhimi i mbetjeve urbane. Në numrin më të madh të tyre nuk ka as kontinierë për grumbullimin e plehrave, të cilat hidhen nëpër shpatet e maleve dhe rrugët nacionale e rurale.

Rruga Kukës-Bicaj, një nga investimet më të rëndësishmë në Kukës, tashmë është kthyer në një problematikë si për banorët e Komunës Bicaj ashtu edhe për kalimtarët tranzit pasi kjo rrugë është e ndotur dhe mungojnë kontenierët.

Prej kohësh nuk është marrë asnjë masë për të përmirësuar gjendjen në këtë rrugë në të cilën kalojnë cdo ditë një numër i madh mjetesh dhe janë të detyruar të ndeshen me mbeturinat e hedhura vend e pa vend prej kohësh. Shqetësuese është fakti se shumë sëmundje epidemike mund të rrezikojnë jetën e banorëve apo të fëmijve të tyre.

Një problem tjetër në rrugën Kukës-Bicaj është edhe rrëshqitja e dherave dhe gurëve ndonëse jo në masë të madhe. Ndërkohë në shumicën e zonave rurale të rrethit të Kukësit, shërbimi i pastrimit nuk ekziston, ndërsa në qytetin e Kukësit shërbimi i pastrimit është në eficencë të plotë, por infrastruktura e menaxhimit të mbetjeve është tepër e amortizuara, sidomos përsa i përket pjesës së koshave dhe kazanëve të grumbullimit të mbeturinave.

Fajtor kryesor për ndotjen e mjedisit është edhe vetë komuniteti dhe bizneset private të cilët preferojnë t’i braktisin kudo që munden mbeturinat. Autoritetet lokale kohë më parë kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente për përmirësimin e situatës, pasi në të kundërt rrezikohet turizmi malor.

Top Channel