Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Një i ri nga Korca, i cili priste të bëhej prind, dhunoi mjekun gjinekolog pasi zbuloi se bashkëshortja mbante fëmijën e vdekur në bark.
Nërtil Kocibelli 28 vjec ,ka rrahur dhe fyer mjekun gjinekolog M .J 37-vjec. Policia ka bërë me dije se shkak i këtij sherri ka qenë edhe një grindje e mëparshme mes tyre. Mjeku gjinekolog M.J kryente privatisht konsultat për bashkëshorten shtatzënë të autorit në një klinikë mjekësore që ai ka në qendër të qytetit të Korçës.
Por vetëm 4 ditë para datës së parashikuar për lindjen e fëmijës ai i ka komunikuar çiftit të bashkëshortëve se fëmija ishte i pajetë në barkun e nënës, ndërkohë që e reja shtatzanë është transportuar me urgjencë në një prej spitaleve të Selanikut në Greqi pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet se pasi 28-vjecari ka mësuar edhe nga mjekët grekë arsyet e kësaj ndodhie ai ka kërkuar të kontaktojë dhe të përballet me mjekun të cilin e kishte zgjedhur për t’i sjellë në jetë fëmijën.
Pasi e ka gjetur në një prej lokaleve të qytetit të Korçës ai dyshohet se i ka kërkuar dëmshpërblim për atë që i ka ndodhur dhe se në debat e sipër me mjekun ai e ka fyer dhe goditur. Pas denoncimit në polici kjo e fundit ka bërë të mundur arrestimin e autorit.
Top Channel