Gramsh, prerja e pyjeve, dëmtohen 10 hektarë

19/10/2013 00:00

Fjala masaker ndaj pyjeve nuk mund te pershkruaje plotesisht ate cka ka ndodhur ne Grabove dhe Valamar te rrethit te Gramshit.

Mbi 10 hektare pyje jane prere pa kriter dhe vazhdojne te priten. Edhe pse kjo eshte nje zone e mbrojtur si monument natyre ne nje vendim qeverie te vitit 2002, akush nuk ka mundur ta mbroje ate. Todi Buzo nje nga banoret e Graboves se siperme qe prej vitesh ka investuar ne kete zone per zhvillimin e turizmit malor, shprehet se shteti nuk ka treguar interes per pyjet e e kesaj zone, por kane qene vete banoret qe e kane mbrojtur me sa kane mundur. Madje ai shton se vete drejteoria pyjeve e ka lejuar shfrytezimin pa kriter ne kete zone.
 
Nderkohe banoret shprehen se prerja e pyjeve ne kete zone eshte bere gjithmone e mire organizuar nga ajo qe ata e quajne “mafia e pyjeve”.Grabovaret njihen si mjeshtra ne punimin e drurit dhe sipas tyre ajo çka ka mbetur eshte mbrojtur nga vete ata.

Top Channel