Aksioni për zonat e mbrojtura
19/10/2013 00:00
Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar se do të prishen 500
ndërtime pa leje të identifikuara në 54 zona të mbrojtura në mbarë
vendin.
Në një deklaratë për mediat, ministri Koka tha se nga verifikimi i ndërtimeve pa leje, bëhet fjalë për zona të mbrojtura nga veriu në jug, ku bëjnë pjesë parqe kombëtare, rezerva natyrore, monumente natyre, peizazhe te mbrojtura, që janë të përcaktuara në ligjin për zonat e mbrojtura.
Ministri ka renditur disa prej zonave të mbrojtura të evidentuara si më problematiket si lumi i Bunës, rezervati natyror në Kunë, Patok, Parku Kombëtar të Butrintit, Divjakës në Karavasta, Parku Kombëtar i Llogorasë si dhe liqeni i Pogradecit.
Top Channel