1.2 mln euro për violinën e Titanic-ut
19/10/2013 00:00
Violina e përdorur për të qetësuar pasagjerët e Titanic-ut u shit për 1.2 milion euro në një ankand të zhvilluar në Londër.
Violina i përkiste liderit të bandës, Wallace Hartley, i cili vdiq së bashku me 1517 pasagjerët e tjerë të anijes. Organizatori i ankandit, Alan Aldridge tha se violina ishte ndër më të rrallat dhe ikonë e kujtesës së Titanic.
Hartley, lideri i bandës muzikore të Titanic u bë pjesë e historisë së dhimbshme të mbytjes së anijes, pasi sic deklaruan më vonë të mbijetuarit, në momentet kur anija po fundosej, ai dhe banda e tij vendosën të luanin për herë të fundit “Nearer My God To Thee”.
Në ankand u shitën edhe pjesë të tjera të nxjerra nga Titanic, si fotografi dhe orendi të vogla.
Top Channel